Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kohë deri më 17 dhjetor që të dorëzojë dosjen paraprake në rastin kundër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi.
Në të vërtetë gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou gjatë konferencës për ecurinë e çështjes Thaçi dhe të tjerët, më 29 tetor, ka lëshuar vendim gojor ku ka urdhëruar ZPS-në që deri më 17 dhjetor ta dorëzojë dosjen paraprake.
“Gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, më 29 tetor, gjykatësi i procedurës paraprake në këtë çështje, Nicolas Guillou, me vendim gojor urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 17 dhjetor 2021 të dorëzojë dosjen e saj paraprake”, thuhet nga Dhomat e Specializuara.
-
ZPS-ja duhet ta dorëzojë deri më 17 dhjetor dosjen paraprake ndaj ish-eprorëve të UÇK-së
-
Ende s’dihet data kur do të shpallet vendimi për Thaçin dhe të tjerët
-
Specialja planifikon që më 14 dhjetor ta mbyllë procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Dhomat e Specializuara me njoftim për fillimin e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Gjykata: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së