1 perditesime
Arbëri

Avokati i Veselit përplaset me gjykatësin, ky i thotë se mund ta largojë nga salla

Avokati i Veselit përplaset me gjykatësin, ky i thotë se mund ta largojë nga salla
Foto: Avokati i Veselit, Ben Emmerson
16:00

Avokati i Veselit përplaset me gjykatësin, ky i thotë se mund ta largojë nga salla

Ben Emmerson, avokat i ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veseli, është ankuar për qëndrimin e të akuzuarit në paraburgim, derisa Zyra e Prokurorisë ende s’e ka publikuar të tërë materialin.

Emmerson është “përleshur” me gjykatësin e Procedurës Paraprake, Nicolas Giju, pasi ky i fundit pretendon se avokati nuk është në temë.

“Padurimi juaj po drejtohet gabimisht. Është gabim kjo që po thoni ngase unë jam në temë”, ka deklaruar Emmerson, derisa Giju ia bëri me dije se mund ta largoj nga salla.

“S’ka si t’i lexosh provat ndaj Veselit apo të tjerave, përveç që të them se Prokuroria po orvatet të bëjë që UÇK-ja ka qenë ndërmarrje kriminale. Janë 327 dëshmitarë, vetëm 50 apo diçka e tillë do të dëshmojnë, kjo gjendje po vazhdon tash e një vit e gjysmë”, deklaroi tutje avokati i Veselit.

15:23

Fillon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ka nisur seanca për ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Këta të fundit seancën po e ndjekin përmes videolidhjes, derisa prezentë në sallën e Gjykatës Speciale janë avokatët dhe përfaqësuesit e të akuzuarve.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte.

Gjykatës i Procedurës Paraprake, Nicolas Giju, ka njoftuar se në këtë seancë do të shqyrtohet çështja dhe gjendja e hetimeve nga ZPS-ja dhe mbrojtja, si dhe nxjerrja e materialeve.