Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zjarr në një deponi ilegale të mbeturinave në Kodër të Trimave

Kamionet e Zjarrfikesve

Zjarrfikësit e Prishtinës janë duke bërë përpjekje për shuarjen e një zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinës. 

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, tha se ka disa ditë që po ballafaqohen me zjarr në deponi ilegale të mbeturinave, që është krijuar në një pjesë në Kodrën e Trimave. Ai ka thënë se zjarri ka prekur edhe barin e shkurret. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qe disa ditë po ballafaqohemi me zjarr në deponi ilegale të mbeturinave që është krijuar rreth rrugës së panairit. Zjarri ka përfshi edhe sipërfaqe me bari dhe shkurre. Ekipet janë duke u marrë me shuarjen e këtij zjarri”, ka thënë Gashi për KOHËN.