Zjarri ka përfshirë fushat në disa zona të Prishtinës, kanë njoftuar nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë.
Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë të shtunën në mbrëmje te shkolla “Hasan Prishtina” ku është djegur bari i thatë dhe mbeturinat dhe te varrezat e kryeqytetit në “Arbëri”.
“E tmerrshme, e papranueshme, e dënueshme”, ka shkruar Malë Gashi nga kjo brigadë në Facebook të shtunën.
Siç ka bërë të ditur ai, nuk është raportuar për dëme.