Një deponi e veturave dhe materiale të ndryshme janë përfshirë nga zjarri në lagjen Hajvalia në Prishtinë.
Sipas komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Male Gashi, fillimisht kishin pranuar informatën se ishin djegur mbeturina.
“Kemi marrë fillimisht informatën se janë duke u djegur mbeturina dhe dyshohej për një veturë të përfshirë nga zjarri. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë parë se ishin të përfshira nga zjarri një deponi e veturave dhe materialeve të ndryshme (vetura, hekrari dhe materiale të ndryshme)”, ka thënë ai.
Gashi ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr në një objekt në Vragoli, raportohet për dëme materiale
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
-
Përfshihet nga zjarri depoja e ish-Hotel Unionit
-
S’ka të lënduar nga zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë
-
Digjet një objekt në rrugën Prishtinë – Mitrovicë