Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën zyrtare në New York, si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit në veri.
Në një sulm në Banjskë të Mitrovicës së Veriut rreth orës 3 të mëngjesit ka mbetur i vdekur rreshteri policor A.B., ndërsa është plagosur një polic kufitar.
Osmani ishte në vizitë zyrtare në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në New York, shkaku i zhvillimeve në veri të vendit, i ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York, dhe qysh sot do të niset për në Kosovë”, ka njoftuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
-
Osmani për takimet me liderët botërorë: Diskutime të rëndësishme në interes të Kosovës
-
Osmani ia rithekson Kallasit domosdoshmërinë për heqjen e masave ndaj Kosovës
-
Pas akuzës nga Grenelli, Osmani paralajmëron konferencë për media
-
Osmani në SHBA
-
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat pas përplasjes së helikopterit me aeroplanin në SHBA