Presidentja Vjosa Osmani ka takuar përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në New York, duke ia ritheksuar domosdoshmërinë për heqjen e masave të padrejta të bllokut ndaj Kosovës.
Osmani e Kallas u takuan gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Në New York, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon. Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, ka shkruar Osmani.
Presidentja tutje ka shkruar se Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë.
Në New York, Osmani u takua edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Kosova është nën masat e BE-së për më shumë se dy vjet shkaku i trazirave në veri gjatë majit të vitit 2023.
-
Osmani i kërkon Kallasit heqjen e plotë të masave: Kosova ka përmbushur kushtet
-
Osmani: Kosova vazhdon përkushtimin për rrugën drejt BE-së
-
Osmani: Ka elemente pozitive për heqjen e plotë të masave të BE-së
-
Osmani takon Costan: S’ka arsye të shtyhet heqja e plotë e masave
-
Osmani: Vazhdimi i masave ndaj Kosovës i pashpjegueshëm, i padrejtë e i paarsyeshëm