Është zgjatur nga katër në nëntë muaj periudha në të cilën qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë mund ta kalojnë kufirin pa kontrolle të dokumenteve identifikuese, ka njoftuar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla.
Ministritë e Brendshme të të dyja shteteve kanë nënshkruar protokollin e ri, sipas të cilit në pikëkalimin Morinë-Kukës nga 1 maji deri 30 shtator dhe 1 nëntori deri 28 shkurt qytetarët do të lëvizin pa kontrolle kufitare.
Balla ka thënë se sidomos gjatë sezonit do të shmangen kolonat e gjata.
“Sot nënshkruajmë një protokoll të ri ndryshues të protokollit ekzistues për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikëkalimin Morinë-Kukës të nënshkruar më 20 qershor 2022. Ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, verifikimit kufitar në pikëkalimin e përbashkët Morinë-Kukës për periudhën 1 maj-30 shtator dhe 1 nëntor-28 shkurt, pra gjithsej nëntë muaj në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte vetëm katër muaj. Nuk do të ketë kontrolle të pasaportave, të kartave të identitetit për shtetasit e të dy vendeve tona”, ka thënë Balla.
-
Nga sot, rikthehen kontrollet në kufirin Kosovë-Shqipëri për një muaj
-
Nënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri
-
Rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës, qytetarë nga Kosova drejt bregdetit
-
MPB-ja tregon se si funksionin sistemi i ri për hyrje-dalje në Schengen
-
Kosova pajtohet për lehtësira të përkohshme për serbët në Ligjin për të Huajt