Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se 75 për qind e popullatës do të vaksinohen kundër koronavirusit, me vaksinën që ka paralajmëruar se do të vijë në shkurt.
Në një deklaratë për “EkonomiaOnline”, Zemaj ka thënë që deri në qershor “do të kemi një numër të konsiderueshëm të vaksinuarve të qytetarëve të Kosovës”.
“Sipas planit të imunizimit dhe atë që ka përcaktuar IKSHPK-ja, ne pretendojmë që të vaksinojmë më shumë se 75% të popullatës dhe kjo nënkupton 2 milionë e 700 mijë doza për vaksinim në faza të ndara dhe me sigurimin e kushteve dhe kritereve që duhet të përmbajë përdorimi i një vaksine shpresojmë që kjo dinamikë do të plotësohet në komplet vitin 2021. Por ne do të fillojmë me grupe të cilat konsiderohen pjesa e moshuar, të sëmurët kronik dhe personeli shëndetësor”, ka thënë ai duke shtuar se stafi është trajnuar dhe se do të përgatiten vende adekuate për vaksinim.
Ai ka mohuar se ka informata për vaksinim ilegal të qytetarëve në veri të vendit.
Në fillim të janarit, Zemaj kishte njoftuar se kanë siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-COVID nga “Pfizer”. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, kishte njoftuar edhe për marrëveshje me Austrinë për 600 mijë vaksina, si dhe programin “COVAX” për rreth 700 mijë vaksina.
-
Vitia: Janë vaksinuar me së paku një dozë mbi 50 për qind e popullatës që mund të vaksinohet
-
Hoti: Me ritmin aktual Kosova mund të vaksinojë 70% të popullsisë
-
VV-ja këmbëngulë në 60 përqindëshin, opozita skeptike se vaksinohen aq deri në fund të vitit
-
Opozita dyshon në planin e MSH-së për vaksinimin e 500 mijë personave në muaj
-
Kosova s’e di sa vaksina do t’i marrë nga SHBA-ja