Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia: Janë vaksinuar me së paku një dozë mbi 50 për qind e popullatës që mund të vaksinohet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se vaksinimi në Kosovë është duke shkuar mirë dhe se janë administruar mbi 1 milionë doza të vaksinës antiCOVID.

Vitia në konferencë për media, ku ka njoftuar për masat e reja antiCOVID, ka treguar se rreth 680 mijë qytetarë në Kosovë janë vaksinuar së paku me një dozë të vaksinës antiCOVID.

“I bie mbi 50 për qind e popullatës në Republikën e Kosovës që mund të marrin vaksinë. Lajm shumë i mirë dhe me këtë ritëm shpejt mund të arrijmë nivel të lartë të vaksinimit e të mbrojmë shëndetin tonë e të dashurve tanë. Valë të reja do të ketë, e numri i hospitalizimeve pas saj mund dhe do të rritet. Nuk po e themi ne, po e thonë shkenctarët e po e vërteton situata në terren. Përkundër që varianti Delta po ashton frikshëm numrin e të infektuarve e hospitalizuarve, studimet po tregojnë efikasitet të lartë të vaksinave ndaj këtij varianti, sidomos vaksinave që gjenden në Kosovë, ajo e Pfizerit dhe AstraZenecas”, ka thënë Vitia.

Ai i ka bërë thirrje grave shtatzënë që të vaksinohen, ndërsa ka apeluar te stafi shëndetësorë që të inkurajojnë të gjithë për marrjen e vaksinave.

Vaksinimi masiv ka filluar në Kosovë në mesin e qershorit.