Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja këmbëngulë në 60 përqindëshin, opozita skeptike se vaksinohen aq deri në fund të vitit

Partia në pushtet po këmbëngulë se deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 përqind e qytetarëve për COVID-19. Nga ana tjetër, opozita nuk po e beson të njëjtën gjë.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se procesi i vaksinimi është duke shkuar sipas rrjedhës normale.

“Aktualisht e kemi një situatë të qetë. Por përgjigja definitive është vaksina. Është e sigurt është që synimi që është përcaktuar nga Qeveria e Kosovës që 60 përqind e popullatës të vaksinohet deri në fund të vitit, do të realizohet”, ka thënë ajo në takimin me temën “Pandemia Covid-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.

Kurse deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, theksoi se Qeveria ka dështuar në sigurimin e vaksinave, duke shtuar se kontrata po mbahet sekrete e se edhe në veri, sipas tij, Qeveria ka dështuar të organizojë vaksinimin e qytetarëve.

“Kosova është vendi i fundit që ka siguruar një kontratë për furnizim me vaksina që po mbahet sekret nga Qeveria e Kosovës. Deri më tani vaksinat janë donacione. Nëse një produkt importohet në Kosovë e ka afatin e skadimit më pak se një vit. Vaksinat që janë pranuar, afati i disa prej tyre u skadon në qershor e korrik. Ka mospërputhje sa i përket vaksinimit ditor”.

Ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se është e pamundur që të vaksinohet 60 për qind e popullatës deri në fund të vitit me këtë trend aktual të dhënies së dozave.

Edhe  Fluks i qytetarëve për t’u vaksinuar, opozita kritikon institucionet Arbëri Fluks i qytetarëve për t’u vaksinuar, opozita kritikon institucionet

“Se deri në fund të vitit do të vaksinohen 60% është i vonshëm. 93 mijë vaksina nuk e ka arritur as 10%. Frika nga varianti Delta është i pashmangshëm dhe qytetarët duhet të vaksinohen. Përndryshe do të vazhdojë kjo pasiguri. Frika që vjeshta të sjellë rritje të rasteve është i paparashikueshëm”.

Deputeti i AAK- Pal lekaj tha se i gjithë procesi i vaksinimit të qytetarëve po përcillet me shumë parregullsi, duke shtuar se ky është komplet terr informativ.

“Qeveria Kurti ka dështuar. Qasja që të koncentrohet popullata në qendra të mëdha është gabim. Nuk di që ka pasur sensibilizim për moshat që kanë kërkuar të vaksinohen. Ne kemi pritur që të fillojmë vaksinimin si shtet. Mirëpo qasja e Qeverisë Kurti ka qenë e gabuar. Komplet është terr informativ “, ka thënë Lekaj./ EO