Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zeka: Të hiqen lisat e rrezikshëm në kryeqytet

Latif Zeka nga Brigada e Zjarrfikësve ka thënë se sot ka qenë rast shumë i rëndë për zjarrfikësit, për shkak të vdekjes së 30-vjeçarit nga rrëzimi i lisit në kryeqytet.

Ai në emisionin “038” në KTV ka thënë se duhet të merren veprime që të hiqen lisat që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Sipas tij, edhe te Fakulteti Ekonomik është rrëzuar një lis i cili ka dëmtuar tri vetura.

“Kur kanë shkuar zjarrfikësit në vendin e ngjarjes më kanë lajmëruar se çka ka ndodhur. Kur kam mbërritur unë, 30-vjeçari veçse ka qenë i vdekur. Ne pastaj jemi marrë me pjesët tjera, kemi ndihmuar në nxjerrjen e kufomës. Gjatë përvojës time kam hasur në përvoja të ndryshme shumë të rënda. Ky rast më ka emocionuar shumë pasi për sekonda e ka humbur jetën. Ai ka vdekur menjëherë dhe as ambulanca s’do të mund t’i bënte diçka. E ka pasur këmbën e thyer, kokën, pjesë të brendshme”, ka thënë ai.

Zeka ka thënë se plepat janë shumë të rrezikshëm pasi në trup kanë shumë ujë, ndërkaq rrënjët i kanë sipërfaqësore.

Sipas tij, këto lloj të pemëve duhet të hiqen e të mbillen lloje të tjera të pemëve.

Edhe Stuhia rrëzon disa drunj në Prishtinë Arbëri Stuhia rrëzon disa drunj në Prishtinë

Ai ka thënë se këto lloj lisa janë mbjellë para viteve të 60’ta.

Zeka ka thënë se lisi i sotëm rrënjët i ka pasur shumë sipërfaqësore.

“Sipas fjalëve të qytetarëve, aq e madhe ka qenë era, e ka rrëzuar menjëherë lisin. Edhe lisi që ka rënë në kampusin e Universitetit ka qenë i të njëjtit lloj”, ka thënë ai.