Leotrim Hajdini, mjek kujdestar në Qendrën Klinike Emergjente në QKUK, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të qytetares e cila u godit nga shkëputja e një lisi në kryeqytet nga erërat e forta.
Ai ka thënë se pacientja është dërguar në spital rreth orës 16:00 për shkak të lëndimeve të marra.
Hahdini në emisionin “038” në KTV ka thënë se pacientja ka dëmtime në pjesën e fytyrës, qafës, gjoksit, shpinës dhe këmbën e majtë.
Ai ka thënë se pacientja është në gjendje stabile, por të rëndë.
“Specialistët kujdestarë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme rreth këtyre dëmtimeve, dhe kanë vendosur për trajtimin e mëtutjeshëm të saj. ajo do të vazhdojë të qëndrojë në njërën nga klinikat në QKUK”, ka thënë ai.
Nga shkëputja e të njëjtit lis, ka vdekur një 30-vjeçar.