Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar institucionet vendore se kanë dështuar t’u japin dënimin e merituar atyre që kanë shkaktuar dhunime gjatë luftës në Kosovë. Në një konferencë për media, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se pas rrëfimit të Vasfije Krasniqi për dhunimin e saj, dëshmohet papërgjegjësia e institucioneve vendore veçanërisht sistemit të drejtësisë dhe ekzekutivit për t’iu dalë në ndihmë viktimave.
Për ketë ka kërkuar rigjykim të rastit nga pika zero, raporton Koha Ditore.
“Madje kanë bërë shumë koncesione me ata që ishin bashkëpunëtorë të Milosheviqit derisa ai jepte urdhra për vrasje, masakra e dhunime. Derisa përfaqësuesit e Kosovës si Hashim Thaçi e të tjerët bënin koncesione me Serbinë familja e Vasfijes përballej me institucionet e gjyqësisë për të gjetur drejtësi”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj, Institucionet Kosovës, Qeveria, Presidenti, madje as Kuvendi nuk guxojnë të vazhdojnë me ketë qasje në raport me Serbinë. Haxhiu ka deklaruar se nuk mund të kemi raporte me Serbinë pa kaluar nga procesi i drejtësisë për viktimat dhe dëmet e luftës si dhe pa kërkuar Serbia falje për krimet e kryera në Kosovë.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se këto plagë e kanë dërmuar shoqërinë tonë.
“Përdhunimin e shqiptareve Serbia e ka përdorur si mjet lufte. Zonja Krasniqi e theu heshtjen. Vasfijen dhe të gjitha gratë e përdhunuara duhet t’i dëgjojë dhe ndihmojë shteti pa rezervë dhe pa kursim”, ka thënë Kurti.
-
Haxhiu: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë kriminelët që po i strehon
-
LVV: Serbia nuk mjaftohej me vdekjen e shqiptarëve, dhunimet seksuale nga kriminelët serbë të dalin para drejtësisë
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë
-
Ndizen qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës
-
Kryekuvendarja kërkon falje në emër të Kryesisë për mbështetje të ekspozitës