Arbëri

E përdhunuara e luftës në Kosovë rrëfen momentet e tmerrit

Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, sonte ka rrëfyer publikisht tmerrin e përjetuar kur si 16-vjeçare u përdhunua nga forcat policore serbe në vitin 1999.

Vasfija, tani 36-vjeçare dhe që jeton në Teksas të Shteteve të Bashkuara, me duar që i dridheshin dhe me lot në sy ka rrëfyer për momentin e tmerrit që e përjetoi kur u përdhunua nga dy serbë, siç ka rrëfyer ajo, njëri prej tyre polic i regjimit dhe një tjetër

Me lot në sy, ajo në televizionin publik, ka rrëfyer për torturat që kishte përjetuar gjatë luftës si 16-vjeçare. Ajo ishte përdhunuar nga dy serbë: njëri prej tyre polic i regjimit të Slobodan Millosheviqit. Rasti kishte ndodhur në fshatin Babimovc të Obiliqit.

“Më 14 prill të vitit 1999 kam qenë në oborr. Dikush trokiti te dera dhe kam hyrë brenda dhe i kam thënë nënës me ‘dalë se dikush është te dera dhe duhet derën. Dikush jashtë derës na tha ‘qelne derën’… edhe është dashtë me qelë”, nis rrëfimin, 36-vjeçarja nga Stanovci i Vushtrrisë.

“Ne nuk e dinim nëse kanë hy me na vra apo kanë hy me bastisë, mirëpo ai pyeti se ku e keni babën edhe vëllanë. Nana i tha që janë në Gjermani, e ai më tha: ‘Jo nuk janë në Gjermani, por kanë shkuar në luftë’.”

“Ai hyri brenda dhe më pastaj më mori mua, më tha se do të shkojmë për të dhënë deklaratë në polici”, tregon Krasniqi-Goodman.

Në këtë intervistë, Vasfije Krasniqi-Goodman thotë se nuk dëshironte të shkonte me policin serb.

“Nuk doja të shkoja, por ai më kapi dhe më futi në një makinë 101-sh të kaltër.”

Asokohe 16-vjeçare, Krasniqi e kishte kuptuar që diçka e keqe do t’i ndodhte asaj në momentin kur vetura të cilën po e ngiste zyrtari policor serb nuk po shkonte në drejtim të stacionit të Policisë në Vushtrri, por diku tjetër.

“Ai nuk vazhdoi drejtë ku është stacioni i Policisë, por ka vazhduar në drejtim të Prishtinës. Unë e dija por se kuptoja se çfarë do të ndodhë me mua, sepse unë kam qenë fëmijë, 16-vjeç. Dhe ka ardhur në fshatin Babimovc, ka qenë një kishë aty, fshati ka pasur shumë serb”, rrëfen

“Në atë moment unë vetëm doja të vdisja me një plumb edhe kurgjo tjetër. Veç me më vra”, thotë Krasniqi-Goodman me lot në sy.

Vasfija thotë se polici serb i kishte thënë se nuk do ta vriste për një arsye të vetme: që të vuante më shumë.

Rrëfimin e saj të plotë mund ta ndiqni në video: