Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi-Goodman thotë se një e mbijetuar e dhunës seksuale u dëbua nga shtëpia bashkë me fëmijët

Foto: Koha

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka ndarë me opinionit një ngjarje të dhimbshme, ku thotë se një vajzë e cila ishte vetëm 13 vjeçare kur ishte përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, sot është dëbuar nga shtëpia më fëmijët e saj.

“Sot kur ditën fillova me rutinën e njëjtë, duke menduar rreth gjerave të përditshme. Më thërret njëra nga të mbijetuarat, e cila ishte vetëm 13 vjeçare gjatë luftës, por ajo sot me jap lajmin e trishtueshëm se e kanë përzënë nga shtëpia, duke e lënë në rrugë me fëmijë”, thotë ajo.

Postimi i Vasfijes në Facebook:

Unë shpesh kam medu se qysh kan me reagu njerzit kur te kuptoin se cfar na ka ndodhur ne fmive-vajzave dhe të tjerëve nga kriminelët, dhe kam mendu që të pakten kan me fillu me i përkrahur edhe pse vonë pas 20 vitesh, por eshe sot edhe gjithë kemi nevoi për. Sot kur diten fillova me rutinen e njejt, duke menduar rreth gjerave të përditshme, me thërret njera nga të mbijetuarat e cila ishte vetëm 13 vjeqare gjat luftes, por ajo sot me jap lajmin e trishtueshëm se e kan përzënë nga shtëpia, duke e lanun në rrugë me fëmijë, dhe ky rast më tronditi shumë, dhe unë ndjehem e pafuqishme që të bëjë dicka për atë familje! sikur ajo të kishte vllazni sikur te mit dhe të tjerët kurr nuk kishte me i ndodhun kjo.