Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nënshkrimi i letrës së synimit me kompaninë “Lufthansa” për rikthimin e linjës ajrore Beograd- Prishtinë është “gjë e rëndësishme për vendin tonë”.
Vuçiqi, siç raporton agjencia serbe e lajmeve FoNet, u ka thënë gazetarëve në Davos se kanë arritur më të mirën e mundshme në këtë marrëveshje, duke mbrojtur “unitetin e territorit të Serbisë dhe të gjejmë njëfarë zgjidhjeje kompromisi përmes së cilës askush s’mund të na thotë se e kemi njohur Kosovën”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, bisedimet për këtë çështje janë zhvilluar për një kohë të gjatë.
“Dua të falënderoj Richard Grenellin dhe Robert O’ Brienin për përpjekjet dhe energjinë e tyre të madhe për këtë çështje, sepse është shumë e vështirë të arrihet deri tek ndonjë marrëveshje për këtë çështje”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.
Në lidhje me kritikat e opozitës se “Air Serbia” nuk është avio-operatori nënshkrues i marrëveshjes, por Lufthansa, Vuçiqi tha se “është e pamundshme që kjo të bëhet përmes ‘Air Serbia’, jo pse shqiptarët nuk duan”.
“Shqiptarët e duan ‘Air Serbinë’ më shumë se këdo tjetër, por që ‘Air Serbia’ do të duhej të nënshkruante të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës. Duhet të nënshkruajë marrëveshje me aeroportin ‘Adem Jashari’, por edhe me Kosovën si shtet”, tha Vuçiqi, dhe shtoi se me këtë “do të pranonim se hapësira e ultë ajrore nuk është nën kontrollin tonë”.
Sipas fjalëve të tij, “ka qenë kjo një betejë disamujore me shqiptarët që këtu ta përfshijmë KFOR-in, dikë që ishte caktuar me rezolutën e Kombeve të Bashkuara për atë zonën”.
Vuçiqi e ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për interesimin, ndërsa përfaqësuesit e administratës për energjinë e vënë në këtë marrëveshje, por shtoi se “nuk do të jetë e lehtë as për ne, as për amerikanët, e as për shqiptarët që e tërë kjo të bëhet”.