Shefja e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, pasi gjatë ditës së sotme ishte në territorin e Kosovës. SPAK-u po heton Hysenin për veprat penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”. Për të, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të shoqëruar me pezullimin nga detyra.
Sipas TopChannel, Hyseni është paraqitur në pikën kufitare dhe më pas u është dorëzuar autoriteteve shqiptare.
Masa e sigurisë nuk kishte mundur të ekzekutohej më herët sot, pasi Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku po merrte pjesë në një konferencë me drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjithashtu ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra Hysenin.
Arrest shtëpiak për drejtoreshën e SHISH-it në Shqipëri, në Kosovë qe shkarkuar nga AKI-ja
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në Shqipëri ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Shërbimit...-
Hysenit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
-
Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni
-
Arrest shtëpiak për drejtoreshën e SHISH-it në Shqipëri, në Kosovë qe shkarkuar nga AKI-ja
-
Rama për rastin e Vlora Hysenit: Masë ekstreme, por çdo akuzë duhet që të çohet deri në fund
-
Bushkolaj për rastin e Hysenit: Skandal shumë i madh, i bën dëm gjithë faktorit shqiptar