Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Vlora Hyseni surrenders to Albanian authorities in Vërmica

Vlora Hyseni

Shefja e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, pasi gjatë ditës së sotme ishte në territorin e Kosovës.

Sipas TopChannel, Hyseni është paraqitur në pikën kufitare dhe më pas u është dorëzuar autoriteteve shqiptare.

SPAK-u po heton Hysenin për veprat penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”. Për të, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të shoqëruar me pezullimin nga detyra.

Masa e sigurisë nuk kishte mundur të ekzekutohej më herët sot, pasi Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku po merrte pjesë në një konferencë me drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme.

Read other updates
Vlora Hyseni

House arrest for the director of SHISH in Albania, in Kosovo she was dismissed by the AKI

The Special Anti-Corruption Prosecution in Albania has issued a "house arrest" security measure for the director of the Anti-Corruption Service...