Në ditën kritike Azem Vllasi ka thënë se Jashari ka tentuar me forcë që të hynte në banesën e tij.
Armën e ka pasur të drejtuar në gjoksin e tij dhe gjatë kacafytjes e ka goditur në anën e majtë, shkruan sot Koha Ditore. Pas kësaj, ka thënë se bashkëshortja e ka mbyllur me forcë derën.
Pas trajtimit mjekësor, ka thënë se i kanë lënë përshtypje dy thirrje telefonike me kodin “79”.
“Mora vesh se ishte kod rus, thirrja e parë më 13 mars në ora 18:55 nga numri +79... dhe del një shënim me shkronjën ruse ‘Nije vazhno’, kurse thirrja e dytë në të njëjtën datë në orën 19:46 minuta dhe del emri rusisht ‘Tatiana’ me shkronja ruse. Të nesërmen, kam tentuar që t’i thërras këta numra, por nuk është lajmëruar askush. Numrat ua kam dhënë hetuesve”, ka shtuar Vllasi.
Lexo edhe: Në shënjestrën e “Syrit të Popullit”, pas Vllasit ishte Hajredin Kuçi
-
Seanca gjyqësore ndaj “Syrit të Popullit”, Vllasi tregon se pas plagosjes ishte thirrur me prefiks rus
-
Vllasi: Pata thirrje telefonike nga Rusia pas sulmit
-
Vllasi dyshon se atentati u përgatit nga shërbimet e huaja
-
Jashari: Nuk e kisha për qëllim ta vrisja Vllasin, por vetëm ta plagosja
-
Jashari që tentoi vrasjen e Vllasit, për shkak të gjendjes shëndetësore dërgohet në mbajtje prej 10 vjetësh në Psikiatri