Akt tërësisht politik e ka quajtur avokati Azem Vllasi tentim vrasjen e tij. Në një intervistë për KTV-në, Vllasi ka thënë se dyshon se ky plan është përgatitur nga shërbimet sekrete të huaja. Vllasi thotë se libri i tij i fundit nuk është fare arsye për këtë akt mizor, siç e quan ai, derisa thotë se është mjerim për shoqërinë kosovare që ende ka njerëz që djegin libra dhe vrasin autorë të tyre.
Ata që e mbështeten veprimin e Murat Jasharit, sipas Vllasit, jetojnë me të kaluarën. Ndonëse punon si avokat që një kohë të gjatë dhe beson në drejtësi, Azem Vllasi thotë se kushdo që mendon se e ka frikësuar, e ka gabim. Tentim vrasjen e avokatit Vllasi e kanë përjetuar rëndë familjarët e tij. Poshtë banesës ku avokati Azem Vllasi u plagos mëngjesin e së hënës, po patrullojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo