Avokati Azem Vllasi, i plagosur një ditë më parë, beson se tentim-vrasja kundër tij ishte politike.
Ai sot është liruar nga spitali pasi mjekët ia hoqën plumbin nga kraharori.
Një ditë pas sulmit kundër tij me armë zjarri, thotë se është i bindur se tentim-vrasja kundër tij ka prapavijë politike.
Vllasi, për transmetuesin publik ka thënë se falë reagimit të tij dora e sulmuesit është devijuar duke bërë që plumbi ta godasë në krahun e majtë.
I plagosur thotë se vetë ka njoftuar policinë porse ka kërkuar ndihmë edhe nga banorët përreth që ta identifikojnë vrasësin.
Edhe
Vllasi dyshon se atentati u përgatit nga shërbimet e huaja
Thotë se motivet janë kryekëput politike ngase personale nuk ka asgjë me askënd.
“Ky është një akt i porositur dhe nuk është akt individual. Sipas vlerësimit tim kemi të bëjmë me mercenarë të paguar të armiqve të Kosovës dhe popullit shqiptar”, theksoi Vllasi.