Familja Kazagiqi në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë e priti Vitin e Ri në rreth më të ngushtë se zakonisht.
“Sigurisht se sivjet viti i ri është më i veçantë, ku na u ka dashur të kufizohemi pak sa i përket pritjes së Vitit të Ri. Nuk kemi mundur të mblidhemi ashtu si mblidhemi zakonisht, mirëpo po shpresojmë për të mirë”, thotë Shkëndije Kazagiqi. “Fatmirësisht, në familjen tonë nuk kemi pasur të infektuar nga COVID-i, mirëpo shumë edhe shoqëri edhe familjarë pak më të largët kanë qenë të sëmurë, e disa prej tyre edhe kanë ndërruar jetë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkëshorti i Shkëndijes, Bajram Kazagiqi, thotë se pandemia i ka kushtuar të gjithë botës, ndërsa shpreson që viti i ri të jetë më i lehtë dhe me zhvillime pozitive.
“Kjo pandemi mjaft ka kushtuar personalisht edhe për ne, edhe për të gjithë botën. Po i presim ato vaksinat, dëgjohen komentet për çdo ditë: dua ta marr vaksinën, s’dua ta marr. Është mirë ta marrim, s’është mirë ta marrim. Mirëpo ta shohim se si do të zhvillohet situata edhe sa më shpejt ishalla vjen ajo vaksinë”, thotë ai.
Ai shprehet i pakënaqur me politikanët dhe shpreson për një qeveri më të mirë në vitin 2021.
“Dikush ka bërë diçka. Ka bërë ai atëherë, ka bërë ky këtu, domethënë vetëm merremi me vepra mitologjike”, thekson ai.
Derisa atmosfera ka qenë festive nëpër shtëpitë si e kësaj familjeje, festa ka munguar nëpër sheshe.