Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë ka njoftuar të hënën se nuk është arritur asnjë marrëveshje me LDK-në për bashkëqeverisje në këtë komunë, shkruan sot “Koha Ditore”.
LVV në Pejë ka lëshuar një njoftim për, siç thuhet, se në publik ka qarkulluar një lajm për koalicionin e arritur në mes të LDK-së si fituese e zgjedhjeve komunale të 22 tetorit në Pejë dhe subjektit të LVV-së, për konstituimin e institucioneve komunale.
“Ky lajm është i pavërtetë. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka koalicion as marrëveshje politike me LDK-në në Pejë, as me kryetarin Gazmend Muhaxheri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
LDK: Nuk kemi koalicion me PDK-në në Prishtinë
-
Muhaxheri s’e përjashton vazhdimin e koalicionit me PDK-në në Pejë
-
Muhaxheri thotë se ofertës së VV-së i janë përgjigjur individët, nuk është qëndrim i LDK-së
-
Qytetarët të indinjuar pse VV e LDK s’po merren vesh për formimin e Qeverisë
-
AAK e Pejës: Koalicioni LDK-PDK ishte firmosur në shtator