Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Muhaxheri thotë se ofertës së VV-së i janë përgjigjur individët, nuk është qëndrim i LDK-së

Anëtari i kryesisë së LDK-së, njëherësh kryetar i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se ende nuk e kanë trajtuar ofertën e fundit të Lëvizjen Vetëvendosje në përpjekjet për bashkëqeverisje.

Derisa tha se është optimist për formimin e qeverisë ndërmjet këtyre dy partive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muhaxheri i ka cilësuar si qëndrime individuale të gjitha deklaratat që pasuan nga zyrtarët e LDK-së pas kësaj oferte.

“Nuk ka asnjë qëndrim, organet e partisë nuk janë takuar. Ka pas vetëm qëndrime individuale”, tha ai, transmeton KP.

Kryetari i Pejës u shpreh optimist se do të afrohen qëndrimet mes VV-së dhe LDK-së.

“Besoj që do të afrohen qëndrimet dhe do të ketë koalicion. Po besoj se vendi do të ketë një qeveri”, tha ai.

Pas ofertës së djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dy orë që po qëndron në selinë e partisë për të diskutuar me disa prej nënkryetarëve për këtë ofertë.

Derisa më herët, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa bëri të ditur se i kanë përcjellë me shkrim ofertën e tyre të 8 janarit liderit të VV-së, Albin Kurti.