Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini në këto momente po zhvillon takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
Pas këtij takimi ajo do të vazhdojë me kryeministrin Isa Mustafa, pastaj me udhëheqësit e partive politike. Ndërsa pas takimeve, ajo do ta vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës.
Më parë ka takuar presidentin Thaçi, por asnjë deklaratë nuk e kanë bërë asnjëri pas këtij takimi deri në këto momente.
Vizita e Mogherinit në Kosovë, realizohet në kudër të turneut të saj në Ballkan, e cila më parë ka Vizituar Shkupin, Beogradin dhe Tiranën.
Artikuj të ngjashëm
-
Me dyer të mbyllura po mbahet takimi Mogherini – Thaçi
-
Vuçiqi, Thaçit: Mogherini ka më së shumti dëshirë të puthet me ty... mos u bëj sikur nuk e di serbishten
-
Mogherini pret sonte në darkë pune udhëheqësit e Ballkanit
-
Federica Mogherini mbledh nesër në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor
-
Mogherini mbledh sot në Bruksel udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor