Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Me dyer të mbyllura po mbahet takimi Mogherini – Thaçi

Ka nisur takimi i Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Me dyer të mbyllura takimi po vazhdon ende, ndërsa pas kësaj vizite ajo takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli e kryeministrin Isa Mustafa.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike. Ndërsa pas takimeve, ajo do ta vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës.

Vizita e Mogherinit në Kosovë, realizohet në kudër të turneut të saj në Ballkan, e cila më parë ka vizituar Shkupin, Beogradin dhe Tiranën.