Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Federica Mogherini sot vjen në Prishtinë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Mogherini do të takojë përfaqësuesit më të lartë shtetëror të Kosovës. Takimet ajo i fillon me Presidentin Thaçi, për të vazhduar me kryeparlamentarin Veseli e kryeministrin Mustafa. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike. Ndërsa pas takimeve, ajo do ta vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës.

Vizita e Mogherinit në Kosovë, realizohet në kudër të turneut të saj në Ballkan, e cila më parë ka Vizituar Shkupin, Beogradin dhe Tiranën.

Artikuj të ngjashëm