Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borelli sot në Kosovë

Foto: Reuters

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, sot do ta vizitojë sot Kosovën.

Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit do të jenë tema kryesore e kësaj vizite.

Sipas agjendës, në mesditë rreth orës 12:00, ai do të pritet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi në kabinetin e këtij të fundit. Më pas, të dy do të kenë një adresim për media.

Më pas, shefi i diplomacisë evropiane do të ketë një takim me subjektet politike në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Borelli do të vizitojë edhe KEK-un, ndërsa më pas do të niset drejt Prizrenit.

Në këtë komunë, spanjolli do të takohet me kryetarin Mytaher Haskuka dhe komunitetet.

Edhe Nënsekretari i OKB-së për operacionet e paqes nis sot vizitën në Kosovë Arbëri 1 muaj më parë Nënsekretari i OKB-së për operacionet e paqes nis sot vizitën në Kosovë

Në prag të vizitës së tij, Borell tha se na pret shumë punë përpara ku kërkohet normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Mezi po e pres vizitën time të parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor që tregon përkushtimin tonë ndaj perspektivës së BE-së për rajonin, stabilitetin e tij, sigurinë dhe prosperitetin. do të jetë përparësi gjatë mandatit tim dhe duke pasur parasysh vendosmërinë time personale për të avancuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja, kam dashur të vizitoj së pari Kosovën dhe Serbinë në rajon. Ka shumë punë të rëndësishme përpara duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Borrell.

Pas Prishtinës, Borrell do të vizitojë edhe Beogradin ku do të takojë liderë politikë përfshirë edhe presidentin Aleksandar Vuçiq.