Nënkryetarja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini do të mbledhë nesër në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor. Bëhet e ditur se ky do të jetë një takim lamtumirës i saj dhe në format joformal.
Raportohet se në këtë darkë do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq, përcjell Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTheksohet se kjo ngjarje do të shfrytëzohet për shkëmbim mendimesh mbi ngjarjet në rajon, zgjidhjen e sfidave dhe analizën e arritjeve gjatë mandatit të Federice Migherinit.