Me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të mërkurën (sot) në Bruksel do të takohen liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë joformale.
Takimet e tilla tashmë më janë bërë tradicionale dhe zhvillohen një herë në vit.
Këto takime kishin nisur nga ish-përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini.
Pasi kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani ndodhen në vizitë në SHBA, Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Burimet e BE-së paralajmërojnë se pos raporteve të BE-së me këto shtete, edhe lufta në Ukrainë do të jenë temat kryesore të këtij takimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit
-
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
BE-ja nuk është e kënaqur me dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi