Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi, si dhe zyrtarë tjerë partiakë kanë ndjekur nga afër zgjedhjet e Rinisë Demokratike në Rahovec ku morën pjesë qindra të rinj të kësaj komune.
Veseli tha se “Dekada e Re” do të jetë dekada më e rëndësishme për shtetin tonë, për të ardhmen e qytetarëve tanë.
“Tani po futemi në dekadën e dytë të shtetësisë e cila do të sjell transformim dhe modernizim të Republikës së Kosovës. Dekada e Re do të sjell edhe reformimin e partisë tonë me figura e të reja, të talentuar, inovatorë e me plot energji për të punuar për vendin”, tha Veseli.
Veseli shtoi se në fund të këtij viti presim liberalizimin e vizave.
“Ajo çfarë duhet të bëjmë tani është që të punojmë fuqishëm bashkërisht që ta ndërtojmë dhe zhvillojmë më shumë Kosovën, në mënyrë që kjo rini e mrekullueshme ta ndërtoj të ardhmen në këtë vend për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza. Rinia jonë do të realizojë ëndrrat dhe idetë e tyre në Kosovë. Rinia duhet të angazhohet sa më shumë dhe të merr përgjegjësi në Dekadën e Re. Partia Demokratike është adresa e vetme e sigurt politike që mund të realizojë projektet e zhvillimeve të mëdha në Dekadën e Re. Sot shumica e ministrave dhe udhëheqësve të shumë sektorëve janë të rinj nga PDK”, tha Veseli.
Ai u shpreh i bindur se me këtë angazhim dhe fuqizim të Rinisë Demokratike, PDK po realizon një reformë të thellë me struktura e ide të reja, ndërsa theksoi se deri tanë në proces zgjedhor kanë marrë pjesë mbi 20 mijë të rinj nën moshën 25 vjeç.
Edhe
PDK-ja nis zyrtarisht “Dekadën e Re”, thonë se të rinjtë s’i përdorin vetëm për protesta
Në këtë aktivitet zgjedhor të Rinisë Demokratike ishte i pranishëm edhe deputeti Andin Hoti i cili u bë deputet nga struktura e Rinisë Demokratike.
“Para shtatë viteve kur jam anëtarësuar në PDK ka qenë pikërisht ky vend dhe unë atëherë u futa në strukturat e rinisë demokratike. Falë punës, angazhimit dhe hapësirës që na ka dhënë lideri ynë Kadri Veseli, sot unë jam deputet i Kuvendit. Ky është një mesazh për të gjithë të rinjtë që po na bashkohen në numër kaq të madh se Partia Demokratike i jep gjithmonë hapësirën e duhur të rinjve”, tha deputeti Hoti.