Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Bashkimi Evropian i vlerësoi më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, megjithatë, institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat dhe kritikat që janë identifikuar në raportin e BE-së pasi vetëm kështu forcohet dhe ndërtohet e ardhmja evropiane për qytetarët tanë.
Veseli ka shkruar në Facebook në këtë fazë, nuk ka asgjë më të rëndësishme në agjendën evropiane për Kosovën sesa udhëtimi i qytetarëve tanë në Zonën Schengen, i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për transformimin e politikës, të shoqërisë dhe ekonomisë.
“Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë dhe zbatimi i MSA-së dhe ERA-së do të hyjnë në një dinamikë të re kur nuk do të ketë barriera të pakuptimta të lëvizjes së lirë”, ka shkruar ai.
-
Veseli pranon raportin për Kosovën, thotë se pritet liberalizimi
-
Veseli: Izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës, njollë për BE-në
-
Veseli: Vizat për Kosovën, peng i burokracisë në BE
-
Veseli: Mos heqja e vizave, më shumë se një turp për BE-në
-
Veseli thotë se Kosova pret një bashkëpunim të sinqertë me BE-në