Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli thotë se shumë të rinj po i bashkohen PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka diskutuar për procesin zgjedhor që po zhvillohet aktualisht, në Rininë Demokratike të Kosovës, proceset e brendshme në PDK si dhe vizionin e Dekadës së re.

“Vizioni i Dekadës se Re po shtrihet gjithandej Kosovës. Falënderoj mbi 20 mijë të rinj, vajza dhe djem, që deri më tani kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor të nëndegëve të Rinisë Demokratike në çdo komunë të Kosovës. Unë kam ndjekë nga afër shumë kuvende zgjedhore, dhe si asnjëherë më parë, ka pasur një angazhim entuziast e të sinqertë për të ndërtuar strukturat e reja rinore”, ka theksuar Veseli.

Procesi zgjedhor të Rinisë Demokratike, theksoi Veseli, do të përfundoj në fund të qershorit.

PDK nuk do të largohet asnjëherë nga vlerat e saja, theksoi Veseli, por do të punojë gjithmonë për të ndryshuar aty ku duhet, vetën dhe Kosovën.

Në fund ai u përgjigj në disa pyetje të gazetarëve

Artikuj të ngjashëm