Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veslei, ka takuar deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë së tij.
Takimi është mbajtur për, siç thotë Veseli në një postim në Facebook, të diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Koha.net.
“Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. Vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe ne nuk do të ndalemi së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres”, deklaroi Veseli.
Artikuj të ngjashëm
-
PDK-ja kërkon krijimin më të shpejtë të Qeverisë
-
Regjistrohen në Kuvend deputetët e PDK-së
-
PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme, thonë kryetarët e degëve të kësaj partie
-
Veseli takon kryesitë e degëve, kërkon mobilizim për zgjedhje
-
Veseli takon Kryesinë e Degës së Prishtinës, shprehen të gatshëm për zgjedhje