I pari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar Kryesinë e Degës së Prishtinës. Në takim është konfirmuar gatishmëria e partisë për zgjedhje të reja.
“Kadri Veseli takoi Kryesinë e Degës se Prishtinës dhe ritheksuan se PDK është me e gatshme se kurrë për zgjedhje dhe se konsolidimi i nëndegëve dhe strukturave të Degës së Prishtinës është shpresë për qytetarët. Procesi zgjedhor nëpër të cilin ka kaluar PDK në Prishtinë ashtu sikurse edhe në të gjitha komunat e Kosovës është garanca më e madhe që PDK përfaqëson strukturën me besimin më të madh elektoral dhe kjo na jep edhe më shumë përparësi për zgjedhjet e ardhshme” thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm