Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka vazhduar takimet mobilizuese me degët e kësaj partie, në Viti dhe Kaçanik.
Sipas njoftimit për media, degët e këtyre dy komunave kanë filluar përgatitjet intensive për zgjedhje.
“Vizioni ynë, përfundimi i proceseve të shtetndërtimit, vendimet e mëdha në dobi të mirëqenies së qytetarëve, guximi për marrjen e përgjegjësive të reja, janë vetëm disa nga arsyet pse qytetarët anekënd Kosovës po na bashkohen. Kjo fitore e jona do të jetë fitore e Kosovës në Dekadën e Re, për t’i hapë rrugë perspektivës së vendit dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Veseli para anëtarëve të këtyre dy degëve.
Ai ka shtuar se ka një optimizëm e mobilizim të madh në të gjitha degët.
“Me njerëz të mirë, të aftë e të ndershëm, punëtorë e profesionistë të zellshëm që duan të punojnë për vendin e tyre do të ketë vetëm fitore për Kosovën”, ka deklaruar ai.
-
Vizitat e Veselit nëpër qytete, përgatitje për zgjedhje
-
PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme, thonë kryetarët e degëve të kësaj partie
-
Veseli nga Kaçaniku: Dekada e Re e zhvillimit ndodh kur PDK-ja do udhëheq me qeverinë
-
Veseli takon kryesitë e degëve, kërkon mobilizim për zgjedhje
-
Veseli u kërkon kryetarëve të Degëve të PDK-së formimin e shtabeve zgjedhore