Në përvjetorin e 9-të të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ky Kuvend është shembulli më i mirë i organizatave rinore në Kosovë.
Kreu i Kuvendit tha se duhet të punohet edhe më shumë në mënyrë që të krijohet perspektivë për të gjithë. Ai tha se me resurset e jashtëzakonshme natyrore që ka vendi, duke përfshirë edhe rininë, zhvillimi është i garantuar.
Duke folur për liberalizimin e vizave, kryeparlamentari tha se kjo nuk do të thotë largim nga vendi ynë, por përkundrazi, perspektivë në vendin tonë për ta shtyrë atë drejt zhvillimit.
“Së shpejti do të ndodhë liberalizimi i vizave, por të rinjtë tanë nuk duhet asnjë moment ta shohin këtë si mundësi për largim nga Kosova. Liberalizimi do të thotë sjellje të Evropës në Kosovë. Kosova ka nevojë për të rinjtë e saj. Nuk ka zhvillim pa aktivizimin e potencialit të të rinjve. Rinia është Dekada e re e Pavarësisë së Kosovës. Shteti i Kosovës nuk do të qëndrojë indiferent ndaj ëndrrave të rinisë. Shteti i Kosovës është dhe do të mbetet në shërbim të vizionit të rinisë”, theksoi Veseli.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se kjo dekadë do të përcaktojë ndryshimin e kombit tonë.
“Mos shiko majtas dhe djathtas, nuk është askush. Shikojeni njëri-tjetrin dhe jeni bashkë, sepse ju jeni e ardhmja e Kosovës. Ju duhet të merrni përgjegjësitë e juaja. Kosova është e jona dhe më së shumti e atyre që janë me shumicë, shumica është rinia e Kosovës”, tha Veseli.
-
Pacolli thotë se në muajt e ardhshëm do të ndodhë liberalizimi i vizave
-
Veseli: BE-ja duhet t’i japë Kosovës përgjigjen meritore për vizat
-
Haradinaj: Do të ishte lajm i mirë sikur liberalizimi të ndodhte para festave të fundvitit
-
Veseli: Ndryshimi i kufijve nuk është ide e Thaçit
-
Veseli me studentë të huaj flet për liberalizimin e vizave