Me prezencë të qindra të rinjve, sot në Gjakovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Rinisë Demokratike të Kosovës, njofotn kumtesa, transmeton Koha.net.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij para të rinjve gjakovarë, foli për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi dhe rolin kulmor të rinisë në këto procese në Dekadën e Re.
Veseli tha se të rinjtë kanë qenë gjithë herë prijatarë të zhvillimeve pozitive dhe njëherësh i bëri thirrje rinisë gjakovare që të përfshihet fuqishëm në proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, duke u bërë kështu garancë e zhvillimit të vendit.
Ai shtoi se Gjakova ka qenë dhe do të mbetet emblemë e intelektualizmit dhe e qytetarisë, si dhe një shtyllë e rëndësishme e transformimeve kombëtare.
Veseli tha se PDK-ja vazhdon të mbetet subjekti me hapësirën më të madhe për të rinjtë.
-
Haradinaj në Gjakovë: Kujdesi për rininë është garancë për ndërtimin e një shoqërie të sigurt
-
Veseli: Vetëm luftimi i korrupsionit e mban rininë në Kosovë
-
Veseli: Në fund të këtij viti presim liberalizimin e vizave
-
Veseli thotë se shumë të rinj po i bashkohen PDK-së
-
Pas dështimit të Fillimit të Ri, Veseli lanson Dekadën e Re