Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se një pjesë e shërbimeve komunale të qytetit nuk do të mund të ofrohen si pasojë e gjendjes së krijuar pas vërshimeve.
Kryetari i komunës, Fadil Nura, ka mbledhur mëngjesin e së premtes Bordin e Drejtorëve, ku ka marrë vendim që të themelojë 11 komisione komunale për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.
“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur gjatë ditës së djeshme, si pasojë e situatës që kërkon reagim të menjëhershëm në teren, sot një pjesë e shërbimeve komunale është e pamundur të ofrohen. Komuna e Skenderajt njofton se nuk do të ketë orar të punës për Ekzekutivin komunal, deri në përfundimin e procesit të vlerësimit të tërësishëm të dëmeve materiale”, thuhet në njoftimin e komunës.
Komuna ka kërkuar nga qytetarët që të ruajnë provat (video-xhirim, fotografi) të dëmeve të pronave të luajtshme dhe të paluajtshme.
Video:
-
Dëmet dhjetëra miliona euro në Skenderaj nga vërshimet
-
Pas vërshimeve, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skenderaj
-
Komunat nisin vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet
-
Vërshime në disa pjesë të Kosovës, apelohet për kujdes
-
Në Shtime u shpall gjendje emergjente shkaku i përmbytjeve, gjendje e rënduar u raportua edhe në disa komuna