Arbëri

Vërshimet në Shqipëri, ndërpritet mësimi në 56 shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi, ka deklaruar se për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit, është ndërprerë mësimi në 56 shkolla

Ajo ka informuar se vendimin e kanë marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës.

Kushi ka potencuar se të gjitha strukturat e tyre janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi.

“Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.”, ka shkruar Kushi.

Sot është raportuar për përmbytje në disa qytete të Shqipërisë.

Lumi Vjosa ka dal nga shtrati, ndërsa kanë mbetur pa energji elektrike disa zona rreth këtij lumi.

Raportohet se afro 1000 hektarë tokë ndodhen nën ujë në bashkinë e Shkodrës. Në fshatin Obot janë përmbytur 600 hektarë tokë.

https://top-channel.tv/video/top-channel-1000-hektare-toke-e-permbytur-ne-shkoder-oboti-pa-drita-dhe-pa-uje/