Reshjet e shumta të shiut gjatë së dielës kanë bllokuar komunikacionin dhe një pjesë të rrugëve në kryeqytet. Qytetarët kanë publikuar pamje nga lagjet të ndryshme, duke thënë se janë bllokuar nga balta dhe shiu.
Në një grup dedikuar banorëve të Prishtinës, qytetarët po ankohen në kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke thënë se për shkak të punimeve janë ngujuar.
"Rruga Mustafë Hoxha. Për shkak të punimeve në Velani, neve jemi te ngujuar nga balta! Komuna e Prishtinës, haram ju qofshin pagesat e tatimit në pronë”, ka shkruar një banor.

Foto: Facebook
Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë në rajonin e Prishtinës të shtunën në mesditë, ka nxjerrë në pah mbeturinat e shumta në lumin Sitnica në Fushë-Kosovë.