Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë në rajonin e Prishtinës të shtunën në mesditë, ka nxjerrë në pah mbeturinat e shumta në lumin Sitnica në Fushë-Kosovë.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e KOHËS një video nga ky lum në fshatin Lismir të Fushë-Kosovës. Pamjet shfaqin grumbuj të mëdhenj mbeturinash që qarkullojnë në këtë lumë.
“Ky është lumi Sitnica. Shi bie pak në Prishtinë dhe ja çfarë del”, dëgjohet duke thënë ai në video teksa shfaq rendin e gjatë të mbeturinave në rrjedhjen e lumit.
Në lumenjtë e Kosovës sa herë që ka reshje të shumta të shiut shihet mbledhja e mbeturinave.