Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shiu i rrëmbyeshëm bllokon Prishtinën

Vendi është përfshirë nga reshje të rrëmbyeshme të shiut pasditen e sotme. Në kryeqytet, shiu ka shkaktuar vështirësi në komunikacion.

KOHA ka siguruar pamje ku shihet një veturë e bllokuar në afërsi të Stacionit të Autobusëve, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

{gallery}

Vërshime pati edhe në sheshin "Zahir Pajaziti".

Reshjet kanë dëmtuar trungje pemësh në qytetin e Gjakovës. Pamjet tregojnë se si disa trungje janë shkulur me rrënjë nga shiu.

Kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se kompanitë e mirëmbajtjes kanë dalë në terren dhe po punojnë në sanimin e dëmeve eventuale dhe në mbështetje të qytetarëve.

“Sipas informatave që kemi nga terreni, në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje.” Tani për tani situata është nën kontrollë dhe nuk ka vend për panik”, thuhet tutje në njoftimin e tij.