Të reshurat e dendura të shiut kanë bllokuar rrugën pranë stacionit të autobusëve në Prishtinë, duke detyruar zjarrfikësit të intervenojnë.
Në pamjet e siguruara nga KOHA shihen vetura të bllokuara nga uji, derisa ekipet përgjegjëse i tërhoqën ato dhe larguan ujin e grumbulluar.
Shi i vrullshëm ka rënë në Prishtinë që nga orët e pasdites.
Situatë e mirë nuk është as në disa pjesë të Fushë-Kosovës.