Arbëri

Rrebesh shiu në Gjakovë, shkul pemën me rrënjë

Shiu i rrëmbyeshëm në qytetin e Gjakovës ka shkaktuar disa dëme. Në pamjet e siguruara nga KOHA shihet se është shiu ka shkulur me rrënjë një pemë, në afërsi të rrugës ku lëvizin veturat. Reshje të mëdha shiu ka pasur edhe në komuna të tjera.

Komuna e Gjilanit është detyruar ta aktivizojë shtabin emergjent, për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.