Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti i ligë lë pa rrymë disa qytete

Moti sot

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se për shkak të motit të ligë ka pasur ndalje të rrymës në Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe një pjesë të Pejës e Prishtinës.

Stuhi e fuqishme e ka përfshirë Kosovës gjatë mesditës të së shtunës. Dëme janë raportuar në Prishtinë, ndërsa ka pasur vërshime në Rahovec.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkaku i motit, KEDS-i ka thënë se disa dalje janë jashtë funksionit.

“Si pasojë e këtij moti, i përcjellur me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës. Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.