Probleme me rrymën ka në disa rajone të Kosovës të premten për shkak të kushteve atmosferike.
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka thënë se për shkak të erërave të forta, të shoqëruara me shi e borë, që kanë përfshirë vendin gjatë natës, disa dalje janë jashtë funksionit.
Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja janë rajonet më të prekura.
KEDS-i ka njoftuar se ka dërguar ekipet në terren për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.
“Derisa në shumicën e këtyre rajoneve gjendja vazhdon të mbetet pa ndryshime të mëdha, ekipet e KEDS-it gjatë natës dhe që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në këto rajone, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Disa nga zonat e prekura nga vërshimet, pa rrymë
-
Shtatë qytete mund të kenë probleme me energjinë elektrike sonte
-
Zjarret e mëdha lënë disa qytete pa rrymë
-
Erërat e forta prekin Kosovën, disa fshatra të Vitisë mbesin pa rrymë