Arbëri

Erërat e forta prekin Kosovën, disa fshatra të Vitisë mbesin pa rrymë

Ererat

Erëra të forta kanë prekur disa qytete të Kosovës të premten pasdite. Si pasojë, në rajonin e Vitisë disa fshatra kanë mbetur pa rrymë nga rrëzimi i shtyllave elektrike.

Pamjet që kanë qarkulluar online kanë treguar erërat e forta në këtë zonë. Nuk është raportuar për dëme të tjera.

Ndërkaq, KEDS-i tek ka bërë të ditur për dëmet në Viti ka thënë se janë dëmtuar disa shtylla elektrike dhe përçues elektrikë.

“Katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë aty dhe në fshatrat përreth”, thuhet në njoftim të KEDS-it. Riparimi merr kohë dhe KEDS-i ka kërkuar mirëkuptim deri në rikthim të furnizimit.

Thirrje për kujdes gjatë ditës bëri edhe kryeqyteti. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës u ka bërë thirrje për kujdes qytetarëve dhe që të evitojnë qëndrimin pranë pemëve, objekteve e strukturave jostabile.

Në njoftimin e kësaj drejtorie, thuhet se priten erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona.