Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendoset në Banjskë gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku

Afrim Bunjaku

Në trevjetorin e rënies në krye të detyrës është vendosur gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Paraprakisht, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë bërë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij.

Haxhiu, Sveçla dhe Hoxha kanë nderuar kujtimin e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Homazhet janë bërë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e trevjetorit të rënies së Bunjakut, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë përleshjes me grupin e armatosur serb që sulmoi Policinë e Kosovës.

Grupi i organizuar pati vrarë Bunjakun në një pritë në veri, ndërsa gjatë ikjes ishte mobilizuar në fshatin Banjskë. Pamjet nga droni kanë kapur fytyrat e dhjetëra të dyshuarve, ndërsa ato kanë shfaqur edhe momentet e ikjes së tyre.

Edhe Homazhe në nderim të heroit Afrim Bunjaku Arbëri Homazhe në nderim të heroit Afrim Bunjaku

Policia e Kosovës pati kapur arsenal armësh pas sulmit për të cilin Kosova e akuzon direkt shtetin e Serbisë.

Nga grupi terrorist tre persona të akuzuar ndodhen në paraburgim. E më 11 shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe mbi 40 të tjerëve. Por që të gjithë ndodhen në Serbi.

Lexo përditësimet tjera
Sulmi në Banjskë

Tre vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, shumica e të akuzuarve ende të lirë

Sot janë bërë tre vjet që prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, në të...